Barcelona ka vendosur të shkarkojë Victor Valdes nga detyra e trajnerit të ekipit Juvenil A. Vetëm tre muaj zgjati aventura e ish-portierit në klubin katalanas. Sinjalet u dhanë që para një jave, atëherë kur Valdes qëndroi në shtëpi dhe nuk udhëtoi me ekipin për ndeshje.
37-vjeçari pati probleme edhe me Patrick Kluivert, drejtorin e Akademisë së Barçës. Debati dhe sherri mes tyre ndodhi pas humbjes me të rinjtë e Interit.
Një ndër shkaqet e shkarkimit është edhe vendimi i Valdes për të luajtur me një skemë ndryshe nga ekipi i parë. Në Barcelonë nuk tolerojnë në këtë aspekt dhe të gjitha ekipet e moshave luajnë me të njëjtin sistem dhe taktikë si Barcelona e Messit. /abcnews.al