Trajneri Stefano Pioli ka marrë një lajm shumë pozitiv paraditen e sotme teksa ka mësuar se një nga lojtarët e skuadrës është rikuperuar nga Covid-19.
Alessio Romagnoli ka rezultuar negativ ndaj Covid-19. Romagnoli do të kthehet në stërvitjet e Milanit që nga dita e nesërme dhe ai do të jetë i gatshëm për sfidat e radhës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Milanit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa theksohet se do jetë i gatshëm lojtari që në ndeshjen e radhës.
Kuptohet se ai sonte nuk do të jetë në dispozicion të Piolit – në ndeshjen ndaj Spezias që luhet nga ora 18:30 në San Siro.
Official Statement: Alessio Romagnoli ➡ https://t.co/1tCXSucGGF
Comunicato Ufficiale: Alessio Romagnoli ➡ https://t.co/S6mS8FZkTn#SempreMilan pic.twitter.com/sFi4Y9xt0E
— AC Milan (@acmilan) January 17, 2022
/f.a/abcnews.al