Shërohet nga kanceri djali i vogël që përloti botën

schedule09:37 - 6 Tetor, 2021

schedule 09:37 - 6 Tetor, 2021

I vogli që përloti botën tre vite më parë është shëruar nga kanceri. Nëna, e cila publikoi fotografinë, duke treguar djalin e saj të vogël që e ngushëllonte motra e tij e madhe, duke u kujdesur për të, ka zbuluar se ai tani ka fituar betejën nga leuçemia.

Në shtator 2019, Kaitlin Burge nga Princeton, Texas, postoi fotografi të djalit të saj Beckett, atëherë katër vjeç, duke u ngushëlluar nga motra e tij e madhe Aubrey, atëherë pesë vjeç, teksa villte mbi një tualet që vinte si pasojë e trajtimit me kimioterapi, shkruan Daily Mail, përcjell abcnews.al.

Ajo tha në atë kohë që Aubrey e mbante vëllain e saj më të vogël në krahë dhe e vendoste në shtrat, ndërsa ai ishte shumë i dobët për të ecur. Beckett, e cila u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute në moshën dy vjeçare në prill 2018, kaloi shumë muaj në spital duke bërë kimioterapi.

Megjithatë, nëna e tij tani ka zbuluar se djali i saj është shëruar dhe është në shkollë. Një video e tregon atë duke i rënë kambanës në spital javën e kaluar për të shënuar një kapitull të ri në jetën e tij.

Nëna e tre fëmijëve, e cila është e martuar me Matthew dhe ka një vajzë më të vogël, Chandler, vendosi të publikojë imazhet e dhimbshme në vitin 2019 për të treguar rëndësinë e familjes në kohë krize, thotë ajo.

Kaitlin shton se Aubrey, tani shtatë vjeç, ende luan rolin e mbrojtësit, duke zbuluar se vëllezërit e motrat kanë krijuar një lidhje të pazëvendësueshme për shkak të sëmundjes së Beckett.

Aubrey kishte një ndikim kaq të madh për ta ndihmuar atë të kalonte këtë. Ata krijuan një lidhje që vetëm vëllezërit e motrat e kanë, të cilën as nuk mund ta zëvendësoja. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!