Shërohet 5-vjeçarja që ishte infektuar me koronavirus në Kosovë

schedule08:58 - 25 Prill, 2020

schedule 08:58 - 25 Prill, 2020

Infektologu Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë të shtruar tre pacientë nga 34 rastet e reja që u konfimuan mbrëmë se janë të prekur me Covid-19.

Ai ka njoftuar se në mesin e ty personave që kanë dalë mbrëmë nga Klinika Infektive si të shëruar është edhe 5-vjeçarja nga Vitia.

“Sot, nga klinika kanë dalë 2 të shëruar nga koronavirusi, një ndër këta persona është vajza pesëvjeçare nga Vitia. Këto ditë ne e kemi pasë pesevjeçaren si pacienten më të re, dje ka bërë testin e parë ku doli negativ po ashtu edhe sot kur përfundoi testin e dytë doli negativ që i bie se është shëruar”.

Krasniqi ka treguar se një grua shtatzënë është e shtrirë në Klinikën e Infektive.

“Shtatzëna e shtrirë është në gjendje të mirë shëndetësore, ajo është çdo herë në konsulta edhe me gjinekologun”.

“Ndërsa, shanset janë minimale që një foshnje të lind i prekur me Covid-19, virusi mund të bartet tek ai pas lindjes nga gjidhënja ose nga kontaktet tjera të nënës me fëmijën”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!