Ministria e Shëndetësisë e Kamboxhias njoftoi se pacienti i fundit me koronavirus është shëruar dhe ka dalë nga spitali.
Shteti i Azisë Juglindore, që ka mbi 16 milionë banorë, nuk ka shënuar raste të reja të Covid-19 qe një muaj, por ende nuk ka vendosur t’i largojë masat kufizuese, përfshirë kontrollet kufitare, karantinën për personat e ardhur dhe mbylljen e shkollave.
Kamboxhia deri më tani i ka regjistruar vetëm 122 raste me koronavirus dhe asnjë të vdekur.
Pacientja e fundit që u shërua nga sëmundja e re ishte një grua 36-vjeçare nga provinca Banteay Meanchey. Ajo i falënderoi autoritetet shëndetësore për punën që kanë bërë.
Rasti i fundit i ri me Covid-19 ishte raportuar më 12 prill, ndërsa Ministria e Shëndetësisë tha se deri më tani i ka testuar mbi 14 mijë e 684 persona.
Ministri i shëndetësisë, Mam Bunheng, bëri thirrje që njerëzit të vazhdojnë të qëndrojnë vigjilentë dhe të marrin masa parandaluese, siç është shmangia e tubimit në grupe të mëdha./abcnews.al