Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shërbimi shëndetësor/Grekët e hungarezët vështirësi në pagesën e faturave

schedule14:44 - 9 Prill, 2018

schedule 14:44 - 9 Prill, 2018

Ka shënuar rritje përqindja e familjeve në vende të ndryshme europiane, të cilat nuk kanë mundësi të paguajnë faturat për shërbimet shëndetësore. Grekët dhe hungarezët renditen të parët në këtë kategori, por problem ka dhe në Qipro, Letoni dhe Sllovaki.

Në vitin 2016 më shumë se 50 për qind e familjeve në gjashtë vende anëtare të Bashkimit europian kanë pasur problem për të paguar faturat e shërbimeve shëndetësore. Lajmi është konfirmuar aktualisht nga Eurostat, zyrta e statistikave e Bashkimit Europian, në prag të ditës botërore të shëndetësisë. Mes vendeve me përqindje më të lartë të familjeve që kanë problem të paguajnë këto lloj shpenzimesh janë Greqia me 90 për qind, Hungaria me 74 për qind, qipro me 72 për qind, Letonia me 64%, Sllovakia 61% dhe Italia 56%.

Në këtë përllogaritje sipas eurostat, janë marrë në konsideratë shpenzimet për shërbimet shëndetësore publike dhe ato private. Shpenzimet shëndetësore përshijnë për shembull cmimin për një konsultë, trajtimin mjekësor, ilaçet me recetë, analizat dhe shërbimet dentare. Eurostat sinjalizon se në vitin 2016 pjesa më e madhe, gati 71 për qind e familjeve në Bashkimin Europian ishte në gjendje të paguante lehtësisht këto shpenzime, ndërsa 29 për qind e tyre kishte vështirësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!