Shërbimi sekret amerikan, pjesë e hetimit për atentatin ndaj Trump

schedule15:47 - 15 Korrik, 2024

schedule 15:47 - 15 Korrik, 2024

Shërbimi Sekret Amerikan njoftoi sot se do të marrë pjesë në hetimet e nisura nga presidenti Joe Biden dhe anëtarët e Kongresit, pasi agjentët e saj nuk arritën të parandalonin atentatin ndaj Trump.

Drejtoresha e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle tha se agjencia po rrit sigurinë për kandidatin republikan presidencial Trump dhe Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee, e cila fillon sot.

“Kam besim në planin e sigurisë të vendosur nga Koordinatori ynë Kombëtar i Konventës Republikane dhe partnerët tanë, të cilin e kemi shqyrtuar dhe forcuar pas të shtënave të së shtunës,” tha Cheatle në një deklaratë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!