Shërbimet sociale do integrohen në qendrat shëndetësore

schedule14:46 - 8 Gusht, 2019

schedule 14:46 - 8 Gusht, 2019

Qendrat shëndetësore në kryeqytet brenda këtij viti do të ofrojnë dhe shërbime sociale për personat në aftësi të kufizuar. 6 ekipe me mjeke dhe punonjës social do të shpërndahen në qarkun e Tiranës në shërbim të komuniteteve.

Aktualisht sipas zëvendësministres për Mbrojtjen Sociale Bardhylka Kospiri po përgatitën stafet që fillimisht do të merren me vlerësimin e ri sipas sistemit biopsikosocial të personave me aftësi të kufizuar.

Pas vlerësimit për këtë kategori sociale qendrat shëndetësore do të ofrojnë dhe shërbime rehabilitimi, si fizioterapi apo terapi për shëndetin mendor. Gradualisht kjo iniciative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  do të shpërndahet dhe në qytete të tjera. Synimi është që deri në  vitin 2024 të jetë shtrire në të gjithë vendin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!