Sheqerinska pret mbështetje për në NATO nga të gjitha vendet anëtare

schedule17:47 - 7 Prill, 2019

schedule 17:47 - 7 Prill, 2019

Në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, Maqedonia do të mundohet të ruajë marrëdhëniet pozitive me të gjitha vendet anëtare. Reagimi i ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska erdhi pas apelit të Turqisë se Shkupi duhet t’i dorëzojë Ankarasë gylenistët.

Paneli i ekspozitës Republika e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt NATO-s u zhvendos në parkun e qytetit në Shkup. Në javën e NATO-s, në mesin e ngjarjeve me të cilat edhe në vend u shënua jubileu 7-dekadësh. Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska sot vlerësoi se gjendja me emigrantët në Greqi po qetësohet, por duhet të mbetet vigjilenca e forcave të sigurisë.

Radmila Sheqerinska ministre e Mbrojtjes:“Ka një ndryshim duke qenë se një pjesë e emigrantëve kur e panë se bëhet fjalë për lajm të rremë filluan të tërhiqen jashtë kampit të egër, i cili realisht nuk ekziston, por kjo absolutisht nuk duhet të na relaksojë”.

Në lidhje me emërimin e përfaqësuesit ushtarak të Maqedonisë në Bruksel dhe Paris, gjatë kohës së fushatës zgjedhore, me nënshkrime të kryetarit të shtetit në largim Gjorge Ivanov, Sheqerinska thotë se Ministria e Mbrojtjes bashkëpunon me Komisionin Shtetëror për parandalim të korrupsionit

Radmila Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes: “Në qoftë se Komisioni Shtetëror për parandalim të korrupsionit del me qëndrim se kjo nuk përputhet me ligjin. Ajo që duhet të ndodh është që të tërhiqen ato vendime, të shpallen si të pavlefshme dhe nuk dua të përzihem në funksionet e institucioneve tjera. Ajo që është e rëndësishme është se nga niveli më i ulët, për udhëheqës, nënoficerë, pritet që këtë periudhë të mos marrin vendime”.

Në pyetjen a është e mundur Turqia ta komplikoi anëtarësimin e plotë në NATO, pasi ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, javën e kaluar nga Qeveria në Shkup kërkoi ndjekjen e anëtarëve të organizatës FETO në vend, Sheqeriska tha se shqyrtohen rastet për të cilat kërkohet ekstradim, por gjatë këtij procesi duhet të mbahet llogari edhe për ligjet e vendit. Maqedonia dëshiron të qëndrojë në marrëdhënie të mira me të gjitha vendet anëtare të aleancës, shtoi Sheqeriska./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!