Patrick Schick është një nga lojtarët më të talentuar çekë të viteve të fundit. Sulmuesi 24-vjeçar shpërtheu me Sampdorian, përjetoi një aventurë totalisht negative me Romën dhe ka “rilindur” në Bundesligë te Leipzig.
Shtatlarti, i cili po zhvillon një sezon shumë të mirë me skuadrën gjermane, është rikthyer pas në kohë duke zbukuar një prapaskenë nga adoleshenca. Në një ndeshje me moshat e Spartës së Pragës luajti mirë, shënoi dy gola, por u shokua nga ajo që dëgjoi nga fjalët e trajnerit të skuadrës së parë.
“Isha pjesë e Spartës U16 dhe luanim në Jablonec. Fituam 0-3 dhe unë shënova dy gola. Trajneri Miroslav Krieg më tha që drejtori sportive Hebik dhe trajneri Hasek i skuadrës së parë, po më prisnin në sallën e konferencave. Mendova se do më komplimentonin, por e dallova menjëherë që nuk ishin në humor të mirë.
Pamë videon e ndeshjes dhe më thanë që kisha luajtur shumë keq në sulm. Hasek shkoi edhe më tej, më tha që duhet të hiqja dorë nga futbolli dhe të varja këpucët në gozhdë”, deklaron Schick për iSport.cz. Për fat nuk ia vuri veshin trajneri të Spartës, i cili do të jetë penduar për fjalët e thëna vite më parë. /abcnews.al