Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shënon “plakushi” Tiago Silva/ Mbrojtësi legjendar, gol të madh në kampionatin Brazilian

schedule15:22 - 18 Tetor, 2025

schedule 15:22 - 18 Tetor, 2025

Pati mundësi ta bënte edhe më parë.

Tiago Silva, mbrojtësi I shquar brazilian, duket sikur ka vendosur të ndalë kohën dhe mbetet një profesionist I madh edhe tani që ka kaluar ditëlindjen e 41-të.

Pasi mbushi 41 vjeç në 22 shtator, futbollisti veteran krijoi një moment të veçantë e të paharruar në karrierë.

Ai shënoi golin e fitores për skuadrën e tij, Fluminense, që ia doli 1-0 në shtëpi ndaj Huventudes, në ndeshjen e Serisë A brazilane.

Ishte minuta e tetë shtesë, pra minuta e 98-të e duelit, kur Tiago Silva vendosi me këtë veprim të shkëlqyer.

Komentatori thirri me të madhe dhe e mbuloi veteranin me “hosana”.

Ky ishte goli I tij të parë këtë sezon në kampionat, ndërsa në karrierë ka gjithsej 58, përfshi edhe me kombëtaren e Brazilit.

Nuk dihet edhe sa kohë do të vazhdojë të luajë futbollisti që e ka nisur futbollin profesionist në 2004, pra para 21 viteve.

Tiago Silva ka fituar shumë në Europë dhe në Amerikën e Jugut, e do të donte tjetër trofe me Fluminensen, ndonëse ekipi I tij e ka të pamundur të shpallet kampion I Brazilit, duke qenë në vendin e 7-të, 20 pikë prapa Palmeirasit që kryeson.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!