Shënojne Shehu e Skuka/ Mesfushori realizon golin e tretë radhazi në Poloni

schedule15:31 - 12 Prill, 2025

schedule 15:31 - 12 Prill, 2025

Dy gola dhe një debutim. Kjo mund të jetë përmbledhja e kontributit të disa prej futbollistëve shqiptarë për ekipet e tyre në Europë.

Julian Shehu, mesfushori I ri I kombëtares, vazhdon momentin e shkëlqyer në elitën e Polonisë.

Ai shënoi një gol të veçantë për ekipin e tij, Vidzev të Lodzit, për barazimin e përkohshëm 1-1 në 73’, ndonëse në fund skuadra venase, Korona Kielce, fitoi 2-1.

Ai ia del të tundë rrjetën në ndeshjen e tretë radhazi, ndërsa 26-vjeçari ka 4 gola në 5 ndeshjet e fundit në Ekstraklasa.

Një goditje gjithashtu speciale edhe në elitën e futbollit rumun.

Ish-sulmuesi I Partizanit, Xhuliano Skuka, që ishte për disa kohë I harruar, duket se e ka gjetur veten tek Poli Iashi.

Ishte ai që I dha fitoren skuadrës në fushë kundërshtare, ndaj Glorias së Buzëut.

Skuka shënoi që në minutën e dytë, me teknikë të veçantë, dhe ky ishte goli I tij I dytë në 7 ndeshjet e fundit.

Ende jo shumë, por sulmuesi dibran po e merr veten.

Ndërkaq, kjo fundjavë nuk do të harrohet nga Adrian Bajrami.

Mbrojtësi I kombëtares debutoi më në fund tek ekipi I parë I Benfikës në Portugali.

“Shqiponjat” e Lisbonës fituan 5-0 në fushën e Tirenses, në gjysmëfinalen e parë të Kupës portugeze, dhe Bajrami ishte në fushë titullar e luajti deri në fund.

Njëzetetrevjeçari mori vlerësim të mirë nga “sofaskor”, notën 7, për pasimet e sakta dhe spastrimet e zonës, ndonëse bëri edhe gabime.

Shpresa është që Bajrami të mund të luajë më rregullisht në një nga skuadrat më të shquara të Europës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!