Shënojnë Hebaj dhe Vrioni, sulmuesit shqiptarë protagonistë jashtë Evropës

schedule16:36 - 18 Mars, 2024

schedule 16:36 - 18 Mars, 2024

Sot është e pamundur që të gjithë ata të jenë në kombëtare. Shqipëria, për habi, ka aq shumë sulmues sa është vështirë të numërohen, dhe thuajse të gjithë po ecin mirë. Një nga ata është Rubin Hebaj, me “bomberin” shkodran, që realizoi golin e dytë personal në nivelin e dytë të futbollit në Arabinë Saudite.

Hebaj e tregoi veten të rëndësishëm në sfidën e fortë të ekipit të tij, Al Orubah, në fushën e kryesuesve të kampionatit, Al Qadisiya, duke hapur rezultatin në suksesin 3-1, teksa më i rëndësishëm është fakti që ekipiiI Hebajt është shumë pranë ngjitjes në Saud Pro League, ku luajnë të tillë si Cristiano Ronaldo, Neymar apo Karim Benzema, duke qenë në vendin e dytë.

Në SHBA, protagonist ishte Giacomo Vrioni, ku edhe pse skuadrat e tij, New England Revolution humbi në “shtëpi” ndaj, Cincinnati, sërish ish-“ylli” i Kombëtares e bëri të vetën, teksa arriti të ngushtonte shifrat, në 1 me 2, ndonëse kjo nuk e shmangu disfatën.

New England e ka nisur shumë keq këtë sezon, të Majos Soccer League (MLS), teksa numëron plot katër humbje radhazi, megjithatë, Vrioni po kalon një moment të mirë, me sulmuesin 25-vjeçar shënoi edhe në mesjavë, në kualifikimin në CONCACAF Champions League, (Champions League i Amerikës Qendrore e Veriore), ndaj skuadrës së Alajuelense.

Duke kaluar në Angli, paraqitje të madhe bëri portieri i Kosovës, Arijanet Muric, me këtë të fundit, që luajti ndeshjen e parë të sezonit në Premier League, në fitoren 2 me 1, të Burnley ndaj Brentford 2-1, duke bërë disa pritje të pabesueshme, ku loja e shkëlqyer e ish-“gardianit” të Manchester City, mund të bëjë që të ketë më shumë aktivizim te Burnley në ndeshjet e radhës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!