Shënoi rekord golash, Çinari: Ishte Partizani mirë, jo Luftëtari dobët

schedule19:17 - 14 Qershor, 2020

schedule 19:17 - 14 Qershor, 2020

Katër gola të shënuar, si askush në Superiore këtë sezon. Erald Çinari ishte i lumtur pas fitores së Partizanit me Luftëtarin, me shifrat 8-1. Pas ndeshjes, ai tha: “Jam shumë i lumtur, është hera e parë që shënoj katër gola në një ndeshje. Kjo erdhi nga e gjithë skuadra. Punuam fort. Edhe në ndeshje e tjera ka qenë kështu, por nuk na ka dalë goli. Shpresojmë të vazhdojmë me fitore”.

Në lidhje me objektivin Europë, shkodrani shtoi: “Përderisa matematika na lejon, do besojmë për Europën. Kualiteti është, grupi është. Shpresoj të kemi vazhdimësi. Objektivi im është të ndihmoj ekipin, pastaj edhe gjërat individuale nuk duhen lënë pas. Do të thotë shumë të jesh golashënuesi i Partizanit”.

Çinari në fund nuk ia ul vlerat fitores dhe thekson se ishte Partizani mirë dhe jo rivali dobët: “Ishte ndeshje e vështirë, pasi vinim nga një gjendje jo e mirë psikologjike. Mendoj se ishte një Partizan i mirë, jo Luftëtar i dobët”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!