Shënoi pas 4 viteve, Papu Gomez: S’e humba kurrë besimin, Argjentina favorite

schedule18:17 - 22 Qershor, 2021

schedule 18:17 - 22 Qershor, 2021

Papu Gomez u rikthye të shënojë me Argjentinën pas plot 4 viteve. Lojtari i Sevilla realizoi golin e fitores për kombëtaren e tij në suksesin 1-0 ndaj Paraguait, i vlefshëm për Kupën e Amerikës.

33-vjeçari dërgoi në rrjetë me një parabolë të bukur një asist të Angel Di Maria dhe ndihet i lumtur që shijoi pas një kohe të gjate emocionet e një goli me kombëtaren albiceleste.

U bë shumë kohë e gjatë që e pres këtë moment, e pata durimin dhe qetësinë për të pritur momentin tim. Mundësitë duhet të kapen në ajër…

Ne favoritë për fitimin e Kupës së Amerikës? Po, sigurisht që jemi. Fituam një tjetër ndeshje dhe jemi mbushur plot besim“, deklaroi Papu Gomez.

Argjentina ka grumbulluar shtatë pikë në tre ndeshjet e para dhe kryeson grupin A, me dy pikë më shumë se Kili ndjekës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!