Neymar ishte autori i folit të fitores për PSG-në mbrëmjen e djeshme në takimin kundër Lyon. Pasi shënoi në sekondat e fundit një javë më parë përballë Strasbourg, ylli brazilian gjeti rrjetën në minutën e 87-të përballë Lyon, duke i dhënë tre pikë të tjera të rëndësishme parisienëve.
Pas ndeshjes, Tuchel u pyet për situatën e brazilianit. Trajneri gjerman tha: “Ai është 100% lojtar i PSG! Është 100% i fokusuar te ndeshjet që po luan dhe ka ruajtur raportet e mira me lojtarët e tjerë. Ai është një djalosh shumë i ndjeshëm, vërshëllimat ndaj tij mendoj janë të tepruara. Megjithatë, për mua kryesore është që ai të përformojë në fushë”./abcnews.al