Shënoi kundër Suedisë dhe kualifikoi Spanjën, Morata: Nuk mundemi kollaj

schedule11:31 - 15 Nëntor, 2021

schedule 11:31 - 15 Nëntor, 2021

Spanja arriti të mposhtë Suedinë, me gol të vetëm të shënuar nga Alvaro Morata në minutën  e86-të, duke i dhënë kështu “Furisë së Kuqe”, kualifikimin në Botërorin “Katar 2022”.

Për Moratën ky gol mund të jetë një ndër “ më të rëndësishmit” në karrierën e tij sepse arriti t’i jepte Spanjës ‘biletën’ direkt për në “Katar 2022”.

Golin e shënuar sulmuesi i Juventusit ia ka dedikuar një fondacioni që merret me kurimin e fëmijëve të sëmurë.

Ndërsa pas ndeshjes Morata nuk mund të ishte më i lumtur se kaq, teksa u shpreh se Spanjën nuk e mund kollaj njeri dhe se në Botëror do bëjnë gjëra të mëdha.

“Kemi punuar shumë fort për të arritur deri këtu. Ka qenë një rrugëtim i vështirë, kemi kaluar dhe momente të vështira, por kemi qenë të gjithë të bashkuar. Asnjëherë nuk e kishim menduar se do të mungonim në Botëror. Nuk ka ndeshje të lehta, aq më shumë kur flitet për një finale si kjo ndaj Suedisë. Është tepër e vështirë të luash përballë këtyre ekipeve që mbrohen me shumë forca, ndaj kjo e bën edhe më të ëmbël këtë fitore dhe kualifikimin. Nuk e kam menduar golin më shumë se kualifikimin në Botëror. Jemi një grup i shkëlqyer, që e meritonim një vend në kampionatin botëror dhe jemi të lumtur që do të shkojmë në Katar. Për të qenë këtu duhet të djersij shumë me klubin ku luaj. Vetëm kështu do të kem mundësinë të jem me Spanjën. Nëse luajmë të bashkuar e nëse vuajmë të gjithë së bashku, nuk na mund njeri”, deklaroi Alvaro Morata. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!