Shënoi hat-trick ndaj United, Foden thyen rekordin e Messit nën urdhrat e Guardiolës

schedule15:55 - 3 Tetor, 2022

schedule 15:55 - 3 Tetor, 2022

Phil Foden ishte padiskutim një nga protagonistët absolut në fitoren 6-3 që Manchester City arriti ndaj United në derbi ditën e djeshme.

22-vjeçari shënoi hat-trick në këtë derbi, ku edhe Erling Haaland shënoi po 3 gola. Por për lojtarin anglez, i cili njëkohësisht është edhe i preferuari i Pep Guardiolës ka arritur të thyejë rekordin e Lionel Messit nën drejtimin e të njëjtit trajner.

Sipas “Mirror” Foden ka arritur në kuotën e 50 golave dhe është lojtari më i ri nën drejtimin e Guardiolës që e arrin një shifër të tillë, është vetëm 22-vjeç e 127 ditë.

Anglezi “parakalon” në këtë mënyrë Lionel Messin (22 vjeç e 162 ditë), i cili ishte 35 ditë më i madh në momentin që arriti në shifrën e 50 golave me Guardiolën në stolin e Barcelonës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!