Shënoi autogol dhe gol, flet vëllai i Gjasulës pasi shpërtheu në lot: E ndjeva aq shumë sa…

schedule08:50 - 21 Qershor, 2024

schedule 08:50 - 21 Qershor, 2024

Klaus Gjasula është padyshim njeriu i ndeshjes në ndeshjen mes Kroacisë dhe Shqipërisë, pasi ka shënuar autogol dhe gol në të njëjtën ndeshje.

Fillimisht, Gjasula ngriu zemrat e shqiptarëve, pasi shënoi autogol në minutën e 76-të të ndeshjes, duke e çuar Kroacinë në avantazh. Më pas, në pjesën e shtesës, bëri gol për kombëtaren, duke e çuar rezultatin në 2 me 2.

Mirëpo, ky moment nuk kaloi pa emocione dhe nga familjarët e Klausit, pasi reagimi i vëllait të tij, Jurgen Gjasula u bë viral në rrjet.

Në një lidhje me Skype, ai ka folur për “ABC e Mëngjesit”, duke ndarë detajet nga ai moment i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Sakaq, Jurgeni ka folur dhe për marrëdhënien me të vëllain, duke thënë se janë më shumë se vëllezër.

“Më ka ik zëri dhe nuk jam rikuperuar që nga ndeshja.  Për emrat gjithmonë na kanë pyetur se nuk e besonin që dy vëllezër me emrat Klaus dhe Jurgen do të ishin shqiptar. Edhe ka qene një serial dhe një doktor e ka pasur emrin Klaus Jurgen dhe gjyshja na i vuri.

Babi nuk kishte mundësinë të vinte te kjo ndeshje, ishte vetëm te ndeshja parë. Besoj do jetë bërë shumë pishman që nuk ka qene. Me thënë të drejtën, unë nuk e pash fare që e bëri Klausi. E ndjeva aq shumë, sa edhe vetë ta kisha bërë nuk emocionohesha aq shumë.

Tani marrëdhënia jonë ka qene gjithmonë shumë e mirë, por këto vitet e fundit ka qene gjithmonë e shumë më e mirë. Ne jemi jo vetëm si vëllezër, por edhe si shokë. Unë jam mundur gjithmonë t’i jap ndihmë që ai të çojë përpara ëndrrën e tij”, tha ndër të tjera Jurgeni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!