Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë, humb jetën 34-vjeçarja

schedule11:25 - 24 Qershor, 2020

schedule 11:25 - 24 Qershor, 2020

Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë. Një 34-vjeçare me sëmundje bashkëshoqëruese ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

ISHP njofton se 34-vjeçarja nga Librazhdi ishte shtruar në spitalin infektiv prej disa ditësh dhe ishte e intubuar.

“Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!