Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Ukrainë

schedule07:28 - 14 Mars, 2020

schedule 07:28 - 14 Mars, 2020

Është shënuar në Ukrainë viktima e parë nga koronavirusi. Covid-19  i ka marrë jetën një gruaje 71-vjeçare.

Në një deklaratë nga Zyra për media e Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës, thuhet se pavarësisht ndërhyrjeve ka humbur jetën një grua e cila ishte diagnostikuar së fundmi me Covid-19 në rajonin Jitomir.

Si pasojë janë vendosur në karantinë anëtarët e familjes së gruas 71-vjeçare që humbi jetën, që është rasti i parë i vdekjes në Ukrainë nga Covid-19, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të Mbrojtjes së Ukrainës në një konferencë për media njoftoi se në kuadër të vendimeve të marra, pas dy ditësh kufijtë e Ukrainës do të mbyllen për dy javë për shtetasit e huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!