Shënohet viktima e 31 nga Covid-19, ndërron jetë një 71-vjeçar tek Sanatoriumi

schedule22:12 - 29 Prill, 2020

schedule 22:12 - 29 Prill, 2020

Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në vend. Ministria e shëndetësisë në një njoftim të pak minutave më parë njofton se ka ndërruar jetë një 71- vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

71 vjeçari B.S nga Shkodra kishte probleme të tjera shoqëruese si  diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, të cilat kanë rënduar gjendjen e pacientit edhe më tej.

Në total numri i viktimave ka shkuar në 31 raste.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 71- vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Një pacient 71-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insuficiencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.
Pacienti 71-vjeçar me inicialet B.S., nga Shkodra, me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, megjithë asistencën e specializuar mjekësore në reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

31 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!