Shënohen rastet e para me koronavirus në Elbasan, 35 vjeçari rezident në Tiranë infekton dy prindërit

schedule20:46 - 12 Mars, 2020

schedule 20:46 - 12 Mars, 2020

Të enjten janë konfirmuar me koronavirus dhe dy persona nga Elbasani. Mësohet se të prekurit janë bashkëshortë dhe janë infektuar nga djali i tyre 35 vjeçar, që është resident në Tiranë.

I riu kishte 10 ditë që ishte kthyer nga Italia pasi kishte vizituar tezen e tij. Ai prej tre ditësh ishte shtruar në spitalin infektiv në Tiranë me shenja të dallueshme të koronavirusit dhe përgjigjia e analizës të enjten i doli pozitive.

Më pas u konfirmuan si pozitivë dhe prindërve të tij që janë vetëkarantinuar në banesë. Burime të ABC News tregojnë se i riu ishte pronar i një call-centeri në kryeqytet. Ndërsa mësojmë se janë vetëkarantinuar dhe të afërm të tjerë të 35-vjeçarit. Disa prej tyre ju janë marrë tamponet për tu analizuar nga strukturat shëndetësore që dhe ata të marrin përgjigje nëse janë infektuar apo jo nga virusi i ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!