Shënohen mbi 18 mijë raste të reja me COVID dhe 88 viktima në 24 orët e fundit në Greqi

schedule16:20 - 21 Shkurt, 2022

schedule 16:20 - 21 Shkurt, 2022

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 18 094 raste të reja me COVID.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike shumica e rasteve të reja janë regjistruar në Atikë, 5890 raste në total ndjekur nga Selaniku me 1807 raste.

Mediat greke bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë 88 pacientë të prekur nga ky virus.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen në intubim 460 pacientë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!