Shënohen edhe 3 gola “shqiptarë”, Ademi dhe Qose tundin rrjetat kundërshtare

schedule19:40 - 29 Janar, 2022

schedule 19:40 - 29 Janar, 2022

Pas Ernest Muçit që shënoi “dopietë” me Legian e Varshavës në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme, të tjerë gola “shqiptarësh” kanë tundur rrjetat ditën e sotme.

Albion Ademi dhe Kristi Qose kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre respektive.

59’ Ademi ka shënuar një eurogol, pas kombinimeve perfekte me një nga shokët e skuadrës së tij, Djurgarden, në miqësoren e zhvilluar kundër letonezëve të Metta/LU.

Mesfushori korçar, Kristi Qose,  i cili është pjesë e Karvinës prej shkurtit të vitit 2020, sot ka realizuar dy herë në suksesin 4-3 të ekipit çek në miqësoren ndaj ukrainasve të Veres-Rivne.

Qose tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 47-të, ndërsa nëntë minuta më vonë  Kristi shënoi një eurogol. Driblim dhe parabolë fantastike, veprimi teknik i 26-vjeçarit ishte i një niveli të lartë, teksa nuk munguan duartrokitjet e shokëve të skuadrës dhe stafit teknik.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!