Shënohen 3 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

schedule16:02 - 18 Tetor, 2020

schedule 16:02 - 18 Tetor, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 3 persona.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani duke bërë që totali i viktimave në vend të shkojë në 451 persona që prej fillimit të epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1276 testime, 70 të shëruar, 281 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1276 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

151 raste në Tiranë,
30 raste në Korçë,
18 raste në Fier,
14 raste në Elbasan,
12 raste në Pogradec,
7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë,
5 raste në Kavajë, Kamëz,
4 raste në Berat
3 në Devoll
2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik,
1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (18 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 281

Të shëruar ne 24 orë 70
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,276

Testime totale 107,369
Raste pozitive 17,055
Raste të shëruara 10,071
Raste Aktive 6,533
Humbje jete 451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3281
Durrës 653
Shkodër 452
Fier 383
Korçë 397
Lezhë 338
Elbasan 279
Vlorë 233
Berat 191
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 77

n.d./abcnews.al