Shenjtërimi i Nënë Terezës, Basha: Një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi

schedule09:31 - 5 Shtator, 2021

schedule 09:31 - 5 Shtator, 2021

Pesë shtatori, dita e shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. Kështu shprehet kreu i demokratëve Lulzim Basha në pesë vjetorin e shenjtërimit të saj.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se mënyra më e mirë për të nderuar Shën Terezën është shndërrimi i misionit të saj në misionin tonë, “i shembullit të saj në frymëzim dhe nxitje për të bërë më shumë dhe me përulësi për ata që janë në nevojë e pa mbështetje”.

Postimi

“Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. Mënyra më e mirë për ta nderuar Shën Terezën është shndërrimi i misionit të saj në misionin tonë, i shembullit të saj në frymëzim dhe nxitje për të bërë më shumë dhe me përulësi për ata që janë në nevojë e pa mbështetje, të braktisurit e të sëmurët, për të sjellë shpresë për një jetë më të mirë për gjithë të rinjtë dhe të rejat që si të vetmen zgjidhje shohin emigracionin, me besimin se edhe në ditët më të vështira,e mira triumfon gjithmonë mbi të keqen!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!