Shënjoi historinë në Brazil, ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur, Nelinda Piñon

schedule14:13 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 14:13 - 18 Dhjetor, 2022

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, shkrimtarja dhe gazetarja, Nelinda Piñon, librat e të cilës u përkthyen në më shumë se 30 vende.

Ajo do të mbahet mend si gruaja e parë që u zgjodh në postin e presidentes së Akademisë Braziliane të Letrave (ABL) dhe u nderua me shumë çmime

“Nelinda Piñon vdiq sot (dmth dje të shtunën) në një spital në Lisbonë. Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është përcaktuar”, tha shtëpia botuese Record në një njoftim për shtyp.

Trupi i saj do të dërgohet në Brazil për t’u varrosur në mauzoleumin e Akademisë Braziliane të Letrave, në një varrezë në Rio de Zhaneiro.

“Kjo është një humbje e pazëvendësueshme për letërsinë braziliane. Ajo ishte ndoshta shkrimtarja më e rëndësishme braziliane e gjallë”, ka komentuar presidenti aktual i ABL-së, Merval Pereira, në rrjetin televiziv Globoneës.

E lindur në Rio de Zhaneiro në vitin 1937, Nelinda Piñon mori në vitin 2005 çmimin e Fondacionit të Princit të Asturias, i konsideruar si Nobeli spanjoll, për të gjithë veprën e saj.

Nelinda Pinion, emri i saj i parë është një anagram i gjyshit të saj, Danielit. Ajo botoi rreth njëzet vepra, midis tyre romanet Shtëpia e pasionit (1972), Fuqia e fatit (1977) dhe Republika e ëndrrave (1984), ndoshta libri i saj më i suksesshëm, i frymëzuar nga historia e familjes së saj, e cila emigroi në Brazil nga Galicia, Spanjë.

Ajo u zgjodh anëtare e Akademisë Braziliane të Letrave në 1989 dhe shtatë vjet më vonë u bë presidentja e parë grua që nga themelimi i saj një shekull më parë./abcnews.al