“Sa për Cordeiron, po ju them një fakt. Nëse ne kemi një humbje me Kastriotin, një humbje me Vllazninë, një penallti me Teutën, janë të 3 ndeshje ku Cordeiro futet 20-25 minuta dhe në vend që të ruajmë balancat, ne ç’rreshtohemi.
Askush nuk e ka vendin të sigurt në formacion. Më mirë të luajë një lojtar i ri, se sa një lojtar që ndoshta ka emrin dhe në fushë nuk jep asgjë “. Kjo ishte deklarata Ilir Dajës pas ndeshjes së fundit ndaj Bylisit e përfunduar 0-0, kur u pyet në lidhje me mosaktivizimin e brazilianit William Cordeiro.
Pas kësaj deklarate menjëherë në rrjetet sociale reagoi braziliani i të kuqve, i cili shkroi shkurt një deklaratë të pastër lamtumire. “Ishte bukur për aq sa zgjati, për mua është mjaftueshëm”, shkroi Cordeiro. Dhe duket se kjo deklaratë e tij është materializuar.
Para pak çastesh janë publikuar formacionet e ndeshjes Partizani-Kastrioti dhe braziliani nuk figuron as në stolin e rezervave. Një veprim, që tregon qartë krisjen e madhe mes palëve dhe divorcin e mundshëm të parakohshëm pas një sezoni e disa muajsh si i kuq. /abcnews.al