Shenjat që tregojnë se keni ankth por nuk arrini t’i dalloni

schedule19:38 - 22 Nëntor, 2020

schedule 19:38 - 22 Nëntor, 2020

Ritmi i jetës së përditshme dhe problemet e ndryshme krijojnë stres. Në fakt, ankthi dhe çrregullimet e tij janë një ndër sëmundjet më të zakonshme mendore. Sipas Shoqatës Amerikane të Ankthit dhe Depresionit, stresi mund të ndodhë në mënyra të pazakonta në trup.

“Zhurma” në veshë

Një studim i botuar në Neuropsikiatrik Disease & Treatment në 2015 zbuloi se njerëzit që përjetonin një “zhurmë” në vesh kishin më shumë të ngjarë të përjetonin ankth. Mund të duket sikur veshët tuaj janë të bllokuar.

Dhimbjet e muskujve

Tensioni i muskujve nga shtrëngimi i trupit kur jeni në panik mund të shkaktojë dhimbje të vazhdueshme, edhe nëse nuk duket se ka lidhje fare me gjendjen tuaj mendore. Ekspertët thonë se dhimbja kronike mund të jetë një simptomë e zakonshme e stresit të rëndë, dhe se ekziston një lidhje midis kushteve kronike të tilla si fibromialgjia dhe stresi, ndoshta për shkak të problemeve nervore që studiuesit nuk i kuptojnë ende.

Këmbët e ftohta

Sipas hulumtimeve, njerëzit me ankth kanë tendencë të kenë këmbë të ftohta. Kur trupi aktivizon reagimin e tij ndaj stresit, ai shpesh ngadalëson rrjedhën e gjakut në këmbë dhe krahë, gjë që mund të ju bëjë të ndjeheni të ftohtë, madje të mpirë ose të lodhur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!