Shenjat më me fat të Majit: “Shumë sekrete do të dalin në sipërfaqe”, astrologu parashikon ngjarje që do të trondisin vendin

schedule10:39 - 30 Prill, 2022

schedule 10:39 - 30 Prill, 2022

Astrologu Jorgo Pulla, i ftuar në emisionin “Abc e pasdites”, shpjegoi se çfarë kanë parashikuar yjet për muajin Maj. Gjatë intervistës me moderatorin Ermal Peçi, astrologu parashikoi ngjarje të mëdha që do të trondisin vendin. Sipas tij, sekrete do të dalin në sipërfaqe.

“Do të kemi ndryshime të mëdha në Shqipëri. Do të ketë një ndikim tjetër në çështje pune Prandaj duhet të kemi kujdes me atë që themi. Shumë sekrete do të dalin në sipërfaqe. Nga data 30 deri më 22 Maj, do të dalin në sipërfaqe gjëra që nuk kanë dalë më përpara.

Kur kemi eklipse, ato na diktojnë. Dimë se çfarë do të bëhet, pastrohen gjërat, dalin në sipërfaqe gjëra të errëta.”, tha ai. Më tej, ai tregoi se për Demët, Virgjëreshën dhe Bricjapin do të kenë një muaj të mirë ndërsa Akrepi, Ujori dhe Gaforrja do të jenë më pak të favorizuar.

Cilat janë shenjat më të favorizuara të muajit Maj?

Demi

Eklipsi ndodh në shenjën e Demit. Duhet pasur kujdes, shenjat e tokës janë të vështira. Në lidhje me ekonominë, në një kredi që do të marrin për biznesin do të përfitojnë shumë. Do të ishte mirë që ta marrin në 10-ditshin e parë të muajit. Është diçka shumë pozitive. Në 10-ditshin e tretë do të marrin një dokument të rëndësishëm qoftë në Shqipëri apo diasporë. Nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar sa i përket shëndetit.

Virgjëresha

Ka shumë lajme të mira sepse kanë një ndikim të mirë me çështjet që lidhen me pasuri të paluajtshme. Në pronat, kanë hasur një probleme që në vitin 2004, dhe me padrejtësinë që iu është bërë nga njerëz të pasjellshëm, tani do të përfitojnë nga vonesa dhe humbja që kanë marrë. Virgjëreshat kanë kombinime me Peshqit dhe Bricjapin. Kanë favorite dhe mund të kenë një udhëtim këto ditë. Stabilizimi i tyre është java e dytë e muajit maj, do të arrijnë majat.

Bricjapi

Ka pasur shumë probleme në ekonomi dhe dashuri. Ky është muaji më perfekt në dashuri dhe ekonomi. Do të nisin dicka të tyren dhe nuk duhet të ndalojnë asnjë sekondë. Koha më e përshtatshme është deri më datë 9 Prill, idele në lidhje me punën, vendimet që marrin dhe disa takime të rëndësishme. Mund të kemi njerëz që janë në administrata që do të jetë Bricjap.

Shenjat më pak të favorizuara:

Gaforrja

Janë shumë të dhënë pas ndryshimeve me punën e tyre, me blerje dhe udhëtime. Është e rëndësishme sepse e dinë se çfarë duan dhe është momenti për të realizuar çështjet e lëna pezull. Në fushën sentimentale, një njohje që është bërë e largët, ka një mundësi shumë të mirë që të stabilizohet. Një ëndërr në sirtar do të bëhet realitet. Ka një provim për të dhënë, të cilët e marrin rastësisht. Një muaj ideal për disa gjëra. Ekonomia është në hapat e para të stabilizimit të tyre.

Akrepi

Kanë një mundësi të mirë me punën. Do të kenë një punë të dytë por me datën 16, është eklipsi i hënës në Akrep dhe vendimet që marrin para, bëhen realitet. Do të blejnë një objekt, gjendet paraja në këto momente dhe do ta marrin atë që duan. Do të kenë rritje në biznes. Kanë shumë çështje pozitive në ekonomi. Duhet të bëjnë kujdes në familje sepse për një fjalë goje mund të prishin marrëdhënien. Ata që janë beqarë, do të kenë mundësi me Demat, Luanin dhe me Peshqit.

Ujori

Të jenë të vëmendshëm në ekonomi. Do të debatojnë për disa para që nuk i kanë marrë. Të kenë kujdes se çfarë do të bisedojnë. Për marrjen e asaj shume që kanë dhënë, është momenti që ta marrin djersën e tyre. Pas eklipsit të hënës që ndodh me 16 Maj, atëherë gjërat do të jenë më ndryshe. Në çështjet shpirtërore, kanë pasur një probleme me lidhjen me Binjakët dhe Peshoren, por do të gjejnë gjuhën e përbashkët.

 

Ndiqni intervistën e plotë për të parë se çfarë ka rezervuar maji për shenjën tuaj të Horoskopit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!