Kur jeni bashkë me partnerin për një kohë të gjatë, hapi tjetër është të inkurajoni veten të jetoni së bashku, një vendim që nuk duhet të merret lehtë. Për të kuptuar përputhshmërinë mes dy personave vjen në ndihmë dhe astrologjia. Këto janë shenjat e zodiakut që nuk mund të jetojnë bashkë, sipas Post Curiosi, pasi cilësitë e ndryshme që kanë mund çojnë në ndarje.
Dashi dhe Bricjapi
Kanë të njëjtën cilësi: janë ambiciozë. Por, kjo mund të ndikojë në marrëdhënien e tyre. Bricjapët preferojnë t’i kryejnë planet e tyre pak nga pak, ndërsa Dashi dëshiron të bëjë çdo gjë sa më shpejt, pavarësisht se çfarë iu ndodh.
Binjakët dhe Virgjëresha
Binjakët zhyten në mendime dhe i ndajnë idetë e tyre duke treguar se si ndihen për një person të veçantë. Por, e kundërta ndodh me personat që i përkasin shenjës së Virgjëreshës, pasi nuk kanë durim dhe janë më pak tolerantë. Nëse guxojnë të jetojnë së bashku, ata do të humbasin durimin dhe do të përfundojnë në ndarje.
Luani dhe Akrepi
Pasioni është cilësia e tyre e përbashkët, por të jetuarit së bashku nuk është një ide e mirë. Nga njëra anë, Luani me egon e tij dhe nga ana tjetër Akrepi që beson se dashuria e madhe që kanë nuk është për të.
Shigjetari dhe Demi
Xhelozia që i karakterizon personat që i përkasin shenjës së Demit i bën atë më zotërues. Shigjetarët, nga ana tjetër, janë njerëz që duan të jenë të lirë dhe gjithmonë përpiqen ta shijojnë jetën në maksimum. maksimumin e spontanitetit. Këto dy shenja nuk e marrin në konsideratë bashkëjetesën. /abcnews.al/