Shenjat e demencës mund të zbulohen që 9 vite përpara diagnozës zyrtare

schedule23:00 - 24 Nëntor, 2022

schedule 23:00 - 24 Nëntor, 2022

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi, se është mundur të dallohen shenjat e sëmundjes së demencës që 9 vjet përpara se pacientëve t’u bëhet e ditur diagnoza zyrtare. Studiuesit në Universitetin e Kembrixhit e publikuan studimin – i financuar nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore me mbështetjen e Qendrës Kërkimore Biomjekësore në Kembrixh – në revistën “Alzheimer & Dementia:The Journal of the Alzheimer’s Association”.

Dr.Riçard Okli, drejtor i asociuar i kërkimit në Shoqatën e Alzheimerit, tha se gjetjet e studimit janë shumë “të rëndësishme” dhe tregojnë se “për disa njerëz që zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit, problemet me kujtesën dhe të menduarit, mund të nisin deri në 9 vjet përpara se të diagnostikohen zyrtarisht”.

Ai shtoi:”Kjo krijon mundësinë e programeve në të ardhmen që mund të ndihmojnë në identifikimin e njerëzve në rrezik, që mund të përfitojnë nga ndërhyrjet me terapitë e tjera.

Autori i parë i studimit, Nol Suadiuudipong, tha:“Kur shqyrtuam historitë e pacientëve, u bë e qartë se ata po shfaqnin disa dëmtime të aftësive njohëse disa vite përpara se simptomat e tyre të bëheshin mjaftueshëm të dukshme për të arritur tek një diagnozë”.

“Përmes këtij hapi, mund të jemi në gjendje të ekzaminojmë njerëzit që janë më të rrezikuar. Për shembull, njerëzit mbi 50 vjeç ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut apo që nuk bëjnë mjaftueshëm stërvitje fizike, dhe të ndërhyjmë në një fazë të hershme për t’i ndihmuar të zvogëlojnë rrezikun e tyre”– tha ai.

Gjatë këtij studimi, studiuesit analizuan të dhënat nga Biobank në Britaninë e Madhe dhe zbuluan dëmtime në disa fusha, si zgjidhja e problemeve dhe rikujtimi i numrave, disavite përpara se pacientët të merrnin një diagnozë zyrtare. Aktualisht sëmundja e demencës ka shumë pak trajtime efektive.

Ekspertët thonë se kjo ndodh pjesërisht sepse gjendja diagnostikohet shpeshherë vetëm pasi shfaqen simptomat, ndërsa problemet bazë mund të ketë filluar vite apo edhe dekada më parë.Kjo do të thotë se në kohën kur pacientët marrin pjesë në provat klinike, mund të jetë tashmë tepër vonë që të ndryshohet rrjedha e sëmundjes.

Përveç mbledhjes së informacionit mbi shëndetin dhe diagnozat e sëmundjeve, studiuesit mblodhën të dhëna nga një sërë testesh, përfshirë zgjidhjen e problemeve, kujtesën, kohën e reagimit dhe forcën e kapjes së duarve, të dhëna për humbjen dhe shtimin në peshë, si dhe për numrin e rrëzimeve të përjetuara.

Kjo i dha mundësi studiuesve të shihnin nëse në fillim ishte e pranishme ndonjë shenjë, kur matjet u mblodhën për herë të parë midis 5-9 përpara diagnozës zyrtare. Njerëzit që më vonëshfaqën sëmundjen e Alzheimer, shënuan rezultate më të dobëta në krahasim me individët e shëndetshëm, kur bëhej fjalë për detyrat e zgjidhjes së problemeve, kohën e reagimit, kujtimin e listave të numrave dhe kujtesën. Studimi zbuloi se ata kishin gjithashtu më shumë gjasa se të rriturit e shëndetshëm të kishin një rënie të aftësive njohëse në 12 muajt e mëparshëm. / The Guardian

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!