Shkenctarët e NASA-s kanë zbuluar se në Mars ka pasur kushtet e nevojshme për zhvillimin e jetës përpara 3.5 miliardë viteve. Kjo u jep shpresë atyre se në Planetin e Kuq janë akoma kushtet për zhvillimin e jetës.
Në Mars ka molekula organike dhe metani në atmosferë lëviz në mënyrë të rregullt: asnjëherë më parë si tani është zbuluar se planeti i kuq duket se ka pasur kushtet e nevojshme për të zhvilluar jetë dhe ndoshta mund ta bëjë akoma këtë. Të dhënat, e dërguara në Tokë nga misioni “Curiosity” i NASA-s, janë publikuar në revistën Shkenca dhe nuk janë akoma provë se në Mars ka jetë.
Por të dhënat tregojnë një mundësi të madhe që 3.5 miliardë vite më parë në Mars ka pasur kushtet e nevojshme për të zhvilluar jetë. Ky mendohet si një zbulim shumë i rëndësishëm i NASA-s që kërkon prej shumë vitesh alternativa të tjera për jetë në galaktikë.
“Po jetojmë momente entuziaste”, u shpreh Kris Vebster, nga Laboratori i NASA-s. “Shikojmë të ardhmen me shpresë, në kërkim të rezultateve të mëtejshme. Do të duhet akoma kohë përpara se të kuptojnë nëse origjina e metanit është biologjike”, përfundoi ai. /abcnews.al