Shenja helmimi, përfundojnë në spital 9 punonjës të një fabrike ulliri në Fier

schedule10:46 - 8 Shtator, 2022

schedule 10:46 - 8 Shtator, 2022

Nëntë persona janë paraqitur në spitalin Rajonal të Fierit, me dyshime helmimi. Në një njoftim paraprak, policia bën me dije  se në spital janë paraqitur 9 gra, të cilët punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh.

Sipas uniformave blu nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.

Njoftimi i policisë: 

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!