Shëngjini turistik me rrugë të zhytura në errësirë

schedule14:11 - 19 Nëntor, 2017

schedule 14:11 - 19 Nëntor, 2017

Me perëndimin e Diellit në Shëngjinin turistik nuk ka banorë në lëvizje. Për shkak të mungesës së ndriçimit në rrugë, ata mbyllen herët në shtëpi.

Nëse përmes kësaj rruge kalon për herë të parë, do të mendosh se ke humbur në ndonjë fshat të thellë.
Terr ngado.
Ndriçues të rastesishëm vetëm të kujtojnë se këtu ka njerëz. Në brendësi të lagjeve situata është e rëndë.
Kamera e ka thuajse të pamundur të fimojë.

Jemi në Shëngjin dhe rruga përshkon zonën turistike.
Me perëndimin e Diellit qytetarët u drejtohen shtëpive. Çdo gjë zhytet në errësirë. Kështu ndodh prej vitesh në çdo dimër.
Por problemet në Shëngjin nuk mbyllen natën. Ditën shfaqet segmenti i amortozuar. Në një ditë me shi, gropat mbushen dhe banorët kacavirren nëpër anët e rrugës. Administratori i Shëngjinit, Tonin Uldedaj, thotë se problemi është i mbartur.

Panaroma e afruar nga kamera e ABC News nuk është aspak një paraqitje e denjë për një qytet turistik. Por shninakët janë mesuar me gjendjen./abcnews.al

 

https://youtu.be/bVmW91D3ZPw

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!