Shëngjini, më i frekuentuari në plazhet e vendit

schedule16:59 - 18 Gusht, 2019

schedule 16:59 - 18 Gusht, 2019

Plazhi i Shëngjini nuk është nga ato plazhe që afron atraksione apo aventura të ndryshme, por pushuesit e duan atë sepse vendasit janë mikëpritës. Kryesisht pushuesit nga Kosova e gjejnë veten mjaft mirë në këtë plazh. 

Plazhi i Shëngjinit ka qenë zgjedhja e duhur e kësaj vere. Kështu mendojnë pushuesit që planifikuan dhe tani po qëndrojnë në këtë zonë bregdetare.

Pritshmëritë e tyre janë përmbushur dhe sigurisht këtë e tregon edhe fluksi i lartë i pushuesve gjatë kësaj periudhe.

Krahas një ambienti shumë të përshtatshëm për ta dhe pastërtisë, mikëpritja vazhdon të konsiderohet si një element i fortë dhe që ka bërë për vete shumë prej pushuesve, kryesisht atyre që vijnë nga Kosova.

I nxehti i këtyre ditëve ka dërguar drejt Shëngjinit mijëra vizitorë e turistë. Ky fluks vazhdon të jetë i lartë dhe pushuesit nga Kosova vazhdojnë ta konsiderojnë Shëngjinin si zgjedhjen e tyre të parë edhe këtë sezon veror.

Sërish Rana e Hedhun është në top listën e pushuesve, e kjo bën që zona të këtë rritje shumë të madhe të pushuesve duke krijuar edhe trafik për shkak se infrastruktura rrugore nuk e përballon fluksin e lartë të mjeteve që i drejtohen këtij plazhi të kërkuar. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!