Shëngjin, vodhi kasafortën e kushëririt, arrestohet autori

schedule10:28 - 1 Shtator, 2018

schedule 10:28 - 1 Shtator, 2018

Policia e Lezhës ka ndaluar një 22 vjeçar i cili dyshohet se ka grabitur lokalin e kushëririt në Shëngjin. I riu, sipas policisë, paratë që vodhi nga kasaforta e lokalit i hodhi në një kosh mbeturinash për ti fshehur.

Një 22 vjeçar dyshohet se ka grabitur kasafortën e lokalit të kushëririt te tij në Shëngjin. Autori Mariglen Lari mësohet se është arrestuar në flagrancë nga blutë e Lezhës. Në njoftimin zyrtar të policisë lokale thuhet se, grabitësi pasi mori paratë i hodhi në një kosh mbeturinash peë ti fshehur. Por plani i tij nuk rezultoi me sukses pasi 22 vjeçari u zbulua në kohë nga policia.

Kjo e fundit i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
– 7.265 Euro
– 120 Paund
dhe mbi 45.000 Lekë (të reja).
Materialet procedurale në ngarkim të Mariglen Larit, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale te Vjedhjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!