Shëngjin, pezullohen punimet në kantiere/ Vdekja e dy punëtorëve, policia kontrolle në objektet në ndërtim

schedule11:21 - 13 Maj, 2024

schedule 11:21 - 13 Maj, 2024

Janë pezulluar punimet në kantiere, pasi dy ngjarjeve të rënda të raportuara në Shëngjin. Dy punëtorë humbën jetën pas incidenteve të ndodhura gjatë punës

Gazetari Gjergji Figuri, tha për ABC News, policia e Lezhës ka kërkuar bashkëpunim për Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin vendor, për t’i dhënë fund paligjshmërisë.

“Ka një hetim të gjerë të Prokurorisë për të përcaktuar edhe përgjegjësitë, por edhe për të hetuar për kontrollet për mbrojtjen e sigurisë në punë. Për këto ngjarje duhet të ngrihet një grup punë për t’i dhënë fund kësaj situate, por edhe për të kryer kontrolle për të rritur sigurinë”, tha gazetari Gjergji Figuri.

Kujtojmë se një ditë më parë, humbi jetën në vendin e punës punëtori, Preng Gjoni. Gjithashtu një 28-vjeçar ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku po punonte dhe për pasojë ndërroi jetë. Nga hetimet rezultoi se ndërtimet në pallat, po kryheshin pa leje dhe se nuk ishin marrë masat për sigurimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!