Shëngjin, arrestohen 4 punonjës të OSHEE-së dhe pronari i një hoteli

schedule08:45 - 9 Maj, 2019

schedule 08:45 - 9 Maj, 2019

Katër punonjës të OSHEE dhe pronari i një hoteli në Shëngjin janë arrestuar gjatë operacionit “Task Group”.

Katër zyrtarët ndodhen në masën e sigurisë “arrest me burg” kurse biznesmeni në “arrest shtëpie”.

Sipas policisë punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti privat në pronësi të shtetasit M. N.

Ata nuk e kanë e faturuar për energjinë e konsumuar, rast i cili ka sjell dëm ekonomik për kompaninë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!