“Shen Valentini”, përurohet “Moli i dashurisë” në parkun e liqenit

schedule15:02 - 14 Shkurt, 2019

schedule 15:02 - 14 Shkurt, 2019

Pas shumë vitesh në liqenin artificial në Tiranë rikthehen shëtitjet me varka. Bashkia e Tiranës zgjodhi ditën e Shën Valentinit për të përuruar “Molin e Dashurisë”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj i pranishëm në ceremoninë e përurimit u shpreh se investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Liqenit, në destinacionin më të parapëlqyer për qytetarët. Më pas kryetari i bashkisë mori pjesë në celebrimin e dy çifteve të reja që vendosën ta kurorëzojnë dashurinë e tyre duke mbjellë pemë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!