Shembjet te “5 Maji”, Rama: Disa prej banorëve u është dhënë më shumë se u takon

schedule11:34 - 3 Shkurt, 2022

schedule 11:34 - 3 Shkurt, 2022

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve te “5 Maji” pas shembjen e banesave që preken nga procesi i rindërtimit. Rama ka replikuar me një qytetar në rrjetet sociale ku shkruan se banorëve te 5 Maji u është dhënë haku që u takon dhe madje disave prej tyre edhe më shumë se kaq.

Rama thekson se duhet durim dhe besim sepse ashtu si po ndodh me ata që po përfitojnë nga rindërtimi do të ndodhë edhe me pjesën tjetër.

“Ndërsa une besoj se tek 5 maji te gjitheve u eshte haku qe u takon dhe disave madje edhe me shume se sa u takon, prandaj tani duhet vetem durim dhe besim.

Sepse njesoj sic po ndodh me te tere ata qe po perfitojne nga Rindertimi, do ndodhe edhe me ju atje, ndersa ate pjesen e votimit mos e thuaj te pakten, jo per mua, po per tere ata qe u vrane, u burgosen, u privuan nga e drejta e votës”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!