Shembjet te “5 Maji”, banori: Kanë vendosur me na nxjerrë në rrugë të madhe

schedule11:19 - 19 Janar, 2022

schedule 11:19 - 19 Janar, 2022

Një prej banorëve të lagjes “5 Maji” në Tiranë që preket nga aksioni i shembjeve që IKMT ka ndërmarrë mëngjesin e sotëm ka treguar për mikrofonin e ABC çfarë kërkon nga pushteti vendor.

Ai deklaroi se bashkia duhet të bëjë një dëgjesë publike për banorët duke kërkuar ndryshim të kontratës, të cilën e quajti të njëanshme.

“Unë kam lajmërim që duhet të firmos kontratë me bashkinë që në të ardhmen do ta jap shtëpinë. Unë nuk e kam firmosur kontratën sepse është e njëanshme. Ne kërkojmë që të merren vesh me ne për çdo problem. Për çdo akt. Bashkia duhet të bëjë dëgjesë publike me banorët.

Ata kanë nxjerrë një VKM që prona jote shkëmbehet me X pronë. Pa u marrë vesh me ne. Nëse ai ka vendosur me i prishur dhe me na nxjerrë jashtë në rrugë të madhe duhet të bëjë një aktmarrëveshje të ndershme dhe të ligjshme. Ne nuk e kërkojmë me zor as nderin as moralin. Të veprojë në bazë të ligjit”, thotë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!