Banorët e rrugës “5 Maji” në kryeqytet kanë dalë sërish në protestë. Ata kundërshtojnë shembjen e banesave në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Duke bllokuar rrugën, banorët nuk lejojnë futjen e fadromave të IKMT-së në zonë.
Ata i kërkojnë autoriteteve që banesat e tyre të vlerësohen me çmimin e tregut dhe të kenë një kontratë të rregullt qiraje.
Banesat që duhet të shemben, ndodhen në hartën e projektit të Bashkisë së Tiranës si “zonë në zhvillim” dhe parashikohet ndërtimi i pallateve ku do të strehohen familjet që u është dëmtuar banesa nga tërmeti i vitit 2019./abcnews.al