Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në Kosovë ku dy punonjës të minierës së Novobërdës kanë humbur jetën. Dy punonjësit humbën jetën si pasojë e një shembjeje që ka ndodhur në minierë.
Viktimat dyshohet se janë një inxhinier dhe një minator, ndërsa nga Policia e Kosovës është duke shkruar në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, njoftohet se si pasojë e shembjes nuk ka persona të tjerë të bllokuar në minierë. /abcnews.al/