Shembja e urës në SHBA/ Shpëtohen 2 persona, një në gjendje të rëndë

schedule11:38 - 26 Mars, 2024

schedule 11:38 - 26 Mars, 2024

Forcat e kërkimit shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga uji dy persona, një prej të cilit është në gjendje të rëndë, sipas shefit të departamentit të zjarrfikësve në Baltimore.

James Wallace tha se njësia e parë mbërriti në vendngjarje në orën 1:50 të mëngjesit dhe raportoi “kolapsin e plotë” të urës Key.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë e cila ka thënë se po monitoron nga afër situatën.

“Roja Bregdetare e SHBA-së po kryen kërkimin dhe shpëtimin për personat e zhdukur. Zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë janë në kontakt me guvernatorin dhe kryebashkiakun për të ofruar çdo ndihmë federale që u nevojitet”, thuhet në deklaratë.

Ekipet e urgjencës po vazhdojnë të kërkojnë për më shumë se 7 persona, duke theksuar se operacionet e shpëtimit do të vazhdojnë  kërkimet gjatë gjithë ditës.

Ura e gjatë 2.5 km u shemb në lumin Patapsco pas përplasjes nga anija me kontejnerë duke bërë që disa automjete me njerëz brenda të binin në ujë. Departamenti i Zjarrfikësve të qyteti thanë se aktualisht janë në kërkim për të paktën 20 persona.

Kushtet e vështira të motit të keq dhe mbetjet e urës që ranë në ujë kanë vështirësuar punën e ekuipazhit të shpëtimit. temperaturat të porti është -1 °C.

Ura e Francis Scott Key, më e madhja në zonën e Baltimores, është ndërtuar në vitin 1977, është 2.5 km e gjatë dhe vlerësohet të kalohet nga 11.5 milionë automjete në vit me një kosto ndërtimi prej 110 milionë dollarësh.

 

/abcnews.al