Shembja e urës në Baltimore, gjendet pas disa javësh trupi i punonjësit të fundit Autoritetet kanë nxjerrë trupin e viktimës së fundit nga shembja e një ure në Baltimore, ku humbën jetën 6 persona.
Dali, një anije me kontejnerë 300 metra e gjatë, goditi një skelë në urën Francis Scott Key të Baltimores më 26 mars, duke shkaktuar shembjen e saj.
Shembja e urës çoi në një bllokadë të pjesshme të transportit detar në një nga portet më të ngarkuara të vendit.
FBI dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit hapën një hetim për aksidentin.
/abcnews.al