Shembja e urës në Baltimore, 20 persona bien në ujë

schedule09:47 - 26 Mars, 2024

schedule 09:47 - 26 Mars, 2024

Një aksident i frikshëm u regjistrua në Baltimore, ku një anije ka goditur një urë, duke shembur një pjesë të madhe të strukturës gjigande. Si pasojë e shkatërrimit të urës dhjetëra makina kanë përfunduar në lumë, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin brenda tyre.

Gjithashtu sipas informacioneve të deritanishme, rreth 20 persona kanë rënë në ujë.

Pjesë të mëdha të urës Francis Scott Key Bridge në Baltimore, Maryland në SHBA kanë përfunduar në ujë pasi u goditën nga anija e kontejnerëve Dali me flamurin e Singapor.

Para se të përfundonte në ujërat e lumit, pjesë të urës u përfshinë nga flakët.

Ende nuk dihet shkaku i incidentit.

Mjeti lundrues është 300 metra e gjatë dhe ishte rrugës për në Colombo në Sri Lanka. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit, përfshirë dy kapitenet që ishin në bord, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ura e Francis Scott Key, më e madhja në zonën e Baltimores, është ndërtuar në vitin 1977, është 2.5 km e gjatë dhe vlerësohet të kalohet nga 11.5 milionë automjete në vit me një kosto ndërtimi prej 110 milionë dollarësh.

/abcnews.al