Deputetja e opozitës së re, Fatjona Dhimitri duke folur gjatë interpelences në Kuvend i ka kërkuar ministrit Lleshaj që të sqarohet në lidhje me dhunë e ushtruar nga policia gjatë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Dhimitri u shpreh se policia ushtroi “dhunë barbare”, duke përdorur edhe armë ndërsa solli në vëmendje edhe dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Alfred Lela.
Sipas Dhimitrit, edhe konfrontimi fizik u nis po nga forcat e policisë:
“Askush nga qeveria, duke filluar nga kryeministri dhe ekzekutorët, kreu i Bashkisë së Tiranës, nuk ju bë vonë që në mes të natës të dërgojnë fadromat në një kohë kur artistët kanë qenë duke ruajtur teatrin. Kanë hyrë në mënyrë barbare, duke përdorur armë e duke i arrestuar me 20 policë për person. Dhuna e përdorur nga publicistit Alfred Lela është i pajustifikueshëm. Për të mos lenë mënjanë shoqërimin me forcë të ish0deputetes së këtij parlamenti. Si i justifikoni ju zoti ministër këto akte barbare të policisë së shtetit? Cili ishte kufiri i dhunës që përdori policia? Forca e përdorur a duhet të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Zoti ministër, protestuesit ishin në të drejtën e tyre për të protestuar, po protestonin paqësisht asnjë prej tyre nuk ka qenë i dhunshëm,. Konfrontimin fizik e ka nisur policia pasi i shty me forcë, duke i nxjerrë krahët e duke i shkaktuar dhimbje fizike. Forcat të angazhuara në operacion ishin shumë më të larat në numër se protestuesit që nuk paraqisnin shkallë rrezikshmërie për të justifikuar forcën e policisë. Z. Ministër ju lutem shpjegimet tuaja në ligje me respektimin e ligjit gjatë shembjes së Teatrit.” /abcnews.al/