Shembja e rrugës bllokon fshatin Letëm në Librazhd, banorët: Nuk dërgojmë dot fëmijët në shkollë

schedule14:44 - 2 Shkurt, 2021

schedule 14:44 - 2 Shkurt, 2021

Banorët e fshatit Lëtem në Librazhd kanë gjetur këtë shteg për të zbritur në rrugën nacionale.

Janë 3 km që banorët duhet ti bëjnë në këmbë për të çuar fëmijët në shkollë apo të marrë shërbime të tjera të nevojshme.

Rruga që lidh fshatin me njësinë administrative Lunik është shembur nga reshjet e ditëve të fundit.

Jemi të izoluar fëmijët nuk shkojnë dot në shkollë. Edhe në këmbë është shumë e vështirë”, ka thënë një banor.

Një tjetër banor bën me dije se kanë shkuar në bashki por sërish nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

“Kemi shkuar ne bashki. Prej 30 vjetësh nuk ka vënë dorë njeri. Një karrocë dore të kishin sjelle do ia dinim për faleminderit”, shkrehet një tjetër banor.

Kanë ndërhyrë, por edhe ajo nuk ka dhënë rezultat.  Në këtë fshat 13 km larg qytetit të Librazhdit jetojnë rreth 25 familje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!